Të qenurit nënë padyshim se është ndjenja më e mirë për secilën femër. Njejtë ka ndodhur edhe me këngëtaren Argjentina Ramosaj që javë më parë solli në jetë fëmiun e saj të parë.
Ndryshe nga shumë fytyra publike që këtë periudhë jetësore e mbajnë larg vëmendjes së mediave, Argjentina gëzimin e saj po e ndan me të gjithë përmes rrjeteve sociale.
Në disa foto, Argjentina shihet me djalin e saj Noah teksa e përshkruan këtë ndjenjë si më të mirën në botë.
Të kujtojmë Noah erdhi në jetë si fryt i lidhjes së këngëtares me Dukagjin Fetahun. /Prive.al/