Dua Lipa shprehet e lumtur për suksesin e filmit “Zgjoi”

By

Filmi “Zgjoi” me skenar e regji të Blerta Bashollit po arrinë suksese të vazhdushme në arenën ndërkombëtare.

Së fundmi, filmi ka filluar të shfaqet në kinematë amerikane, sukses ky i jashtëzakonshëm për filmin “Zgjoi”.

Mbrëmë premierës së filmit në Uashington i ka shtuar edhe më shumë peshë pjesmarrja e Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe ylli shqiptar me famë botërore Dua Lipa.

Menjëherë pas kësaj, Dua Lipa e ka shprehur gëzimin për suksesin e filmit “Zgjoi” dhe krenarinë që ka për vendin e saj Kosovën, përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

“Jam shumë krenare për atë që Blerta Basholli ka arritur, është vetëm një frymëzim. “Zgjoi” përfshiu bordin e Sundance dhe po pres me padurim ta shoh atë në Oscars”.

Më poshtë mund ta shihni postimin e saj të plotë. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Artikuj të ngjashëm