Gjatë ditës së djeshme u raportua për shtatzëninë e këngëtares, Ciljeta Xhilaga.
Burime për “Kids’Time” bënin me dije se Çiljeta është në pritje të ëmbël. Mirëpo me anë të një postimi, këngëtarja mohon një gjë të tillë.
Ndonëse ajo pranon se ky është një lajm i bukur, por në rastin e saj nuk është i vërtetë.
Duke iu referuar një analogjie futbollistike, ajo shkruan:
“Faleminderit që na zgjuat me një lajm kaq të bukur, por jemi ende tek pika e penalltisë, s’kemi mbërritur tek goli. Kur të shënojmë do të ndajmë me ju panenkën më të bukur të jetës siç kemi bërë gjithmonë! Ju uroj fundjavë të bukur.” /Prive.al