Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar aktoren Adriana Matoshi për çmimin si “Aktorja më e mirë” që e fitoi në Festivalin e Francës “See a Paris 2020”.
“Çikat e Kosovës godasin sërish! Adriana Matoshi fiton çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin e Francës “See a Paris 2020″. Krenare me ty”, shkruan Jahjaga në Faceboook.
Matoshi e rrëmbeu çmimin për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” me regji të Ismet Sijarinës.
Tematika e filmit të regjisorit “Nëntori i ftohtë” është një ngjarje e cila zhvillohet në fillim të viteve 90-të, në kohën e Qeverisë Jugosllave e cila e anuloi autonomin e Kosovës, shpërndau parlamentin dhe mbylli Televizionin Publik të Kosovës.