Ronela Hajati komenton industrinë shqiptare të muzikës: “Më vjen keq të them…”

By

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ronela ndau një mendim të saj sa i përket industrisë shqiptare të muzikës.

Duke qenë pjesë e industrisë vetë me vite të tëra, ajo me krenari e pranon dhe e thotë hapur se artistët shqiptare kanë materialet më të mira në Ballkan.

Mirëpo, ajo kritikon mos bashkëpunimin e artistëve në mes veti duke tërhequr paralele me industrinë botërore të muzikës.

Shihni më poshtë shkrimin e saj të plotë.

“Muzika moderne shqiptare eshte e mrekullueshme! Period! Mund te them me ze te larte qe kemi nga materialet me te mira ne ballkan dhe artiste te talentuar pafund! Kudo qe shkoj jashte i tregoj te gjitheve sa muzike te mire kemi,ju tregoj kenge pafund qe jane hit ktu dhe gezohem pa fund! Nje gje: Ne te gjithe boten,gjithe artistet bashkepunojne me njeri-tjetrin si artistikisht,si nga ana njerezore. Me vjen keq te them qe tek ne kjo ndodh ne nota minimale,gati gati inegzistente. Te qenit mendjemadh, fodull karshi kolegeve nuk te ben kurre me te suksesshem. Te gjithe artistet jemi koshiente per ecurine e kengeve tona dhe gjithe “fryrjeve” qe i beni kengeve! Nuk fitoni asgje! Maximumi nje date extra ne Golem … kete vere zogj! Suksese”. /Prive.al

No description available.

Artikuj të ngjashëm