Unaza e Kobe Bryant shitet për një çmim marramendës

By

Unaza prej ari dhe diamanti 14 karatësh e Kobe Bryant që i dhuroi nënës së tij 20 vjet më parë është shitur për më shumë se 206,000 dollarë.

206,080 dollarë për të qenë të saktë!

Kobe kishte blerë dy unaza identike, për prindërit e tij për të përkujtuar kampionatin e tij të parë në NBA me Lakers, në sezonin 1999, 2000.

Nëna e Kobe, Pamela Bryant, u përpoq të shiste unazat, së bashku me një mori kujtimesh të tjera të Kobe-t kohë më parë, mirëpo u përpoq ta padiste për të ndalur shitjen.

Kobe përfundimisht u pajtua të lejojë prindërit e tij të shesin 6 artikuj – përfshirë unazat – dhe, në vitin 2013, ata i shitën një koleksionisti privat (një tifoz i madh i Lakers) për një total prej 280,000 dollarë.

Tani, ai koleksionist privat shkoi në ankandin Goldin për të parë se sa mund t’i shiste unazat… dhe padyshim, vlera është rritur shumë.

Unaza që Kobe i dha babait të tij, Joe “Jellybean” Bryant, pritet të godasë së shpejti bllokun e ankandit dhe kjo mund të shkojë edhe më shumë se unaza e Pam.

Burimi: TMZ

Artikuj të ngjashëm