Njëra ndër artistët më aktive gjatë pandemisë, ka qenë Dafina Zeqiri.
Ajo solli disa projekte muzikore të cilat kanë arritur miliona klikime në YouTube dhe u dëgjuan në të gjitha platformat.
Edhe pas gjithë atyre këngëve, Dafina nuk e ka ndërmend të ndalet.
Së fundmi ajo ka postuar një fotografi në Instagram poshtë së cilës ka shkruar: “N’zemren e tina aty o Dafina”, duke lënë të kuptohet se mund të jetë një pjesë e tekstit në këngën e re.
Artistja shumë e dashur për publikun shqiptar nuk ka dhënë detaje të tjera./Prive.al