Ismet Peja sonte këndon nga Gjakova!

By

Këngëtari i mirënjohur Ismet Peja sonte pritet të këndojë në qytetin e Gjakovës së bashku me djalin e tij Visar Pejën.

Këtë e ka bërë të ditur Visari përmes një lidhje direkte në emisionin Ora Shtatë në Klan Kosova.

“Kemi përzgjedhur tri blloqe muzikore: I pari do të shkojë me disa duete. I dyti do të jetë me këngë të Shqipërisë së mesme dhe blloku i tretë do të jetë karakteristikë e sofrave të Gjakovës”.

I pyetur se si po ndihet Ismet Peja para shfaqjes, i biri i tij është përgjigjur se “pleqëria e bën të vetën, por ai ka vullnetin se mund ta sfidojë edhe një djalë të ri”.

Koncerti do të transmetohet në televizionin Klan Kosova duke filluar në ora 21:20.

Artikuj të ngjashëm