Një seri lajmesh mbi lëvizje mediatike pushtuan portalet sot e dje.
Të gjitha kishin në fokus figura të Top Channel e poashtu të gjitha duken të pavërteta.
E nisim nga Ilda Bejleri. Prezantuesja e sportit krah Ed Manushit u përfol se u ‘ble’ nga rivali i së dielës, Ardit Gjebrea. Një foto bashkë u bë shkas për këtë aludim i cili duket se nuk ka asgjë të vërtetë.
Prive.al ka arritur të kuptojë nga burime pranë protagonistëve se Ilda nuk është partnerja e re e Arditit në programin popullor ‘E diela shqiptare’.
Shkrepjet janë nga xhirimet e sfilatës së re të Joni Peçit e cila do të transmetohet tek programi i Gjebreas dhe përfshin një varg fytyrash publike nga bota e televizionit dhe muzikës.
Të njejtat burime kanë saktësuar se në fund të sfilatës është përgatitur një surprizë – duet i këngëtares Aurela Gaçe me një tjetër emër shumë të njohur. /Prive.al