Të martën, këngëtarja shumë e suksesshme Britney Spears publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram të shoqëruar me një shkrim të gjatë.
Ajo shkruan për balluket dhe rolin kompleks që ato kanë pasur në jetën e saj dhe në vetë vlerësim.
“Nuk kisha më balluke që nga klasa e tretë dhe më kujtohet si sot…Ka qenë diçka shumë e madhe për mua të ekspozoj ballin. Vetëm njerëzit e bukur në jug e bënin këtë dhe unë s’jam ndjerë ndonjëherë e tillë, prandaj nuk isha e gatshme ta zbuloja. Kisha dhëmbë të shëmtuar dhe ndihesha si rosaku i shëmtuar. Mbaj mend që kam bërë një takim në një agjenci modelesh, por s’ndihesha fare e lezetshme, prandaj shkova në shtëpi dhe i thashë: “Ndoshta mund të bëhem dhe unë si vajzat e mëdha dhe të zbuloj ballin…Këtë bëra dhe dukesha shumë keq por mendoja se dukesha e mrekullueshme. Mendoj se e dija që nuk dukesha bukur por mendoja se dukesha më ‘cool’…po që atëherë kam pasur balluke. Njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme që të ndihen të mbrojtur… kur i lëshoj balluket përmbi ballë ndihem më e mbrojtur. Sikur jam në klasë të tretë përsëri.” – shkroi këngëtarja nën foton që postoi në Instagram . /Prive.al