Pas daljes nga mbretëria Princ Harry nuk duket aspak i lumtur

By

Kanë kaluar pak më shumë se një muaj që kur Princi Harry dhe Meghan Markle bënë shpërnguljen e guximshme në Kaliforni dhe tani një burim i afërt me Dukën e Sussex beson se jeta e tij amerikane nuk ka strukturë.

Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan zyrtarisht nga familja mbretëore në fund të marsit, duke shënuar një jetë të re, pasi çifti u zotua të fitonin paratë e tyre dhe të ndanin kohën e tyre midis Britanisë së Harry-t dhe Amerikës së Veriut të Meghan.

Prince Harry, Duke of Sussex and Meghan, Duchess of Sussex attend The Endeavour Fund Awards at Mansion House on March 5, 2020 in London, England. 

Pas raporteve të shfaqura në lidhje me vetminë e Harry-it në Los Angeles, ku ai dhe Meghan po jetojnë në një rezidencë prej 18 milionë dollarësh që thuhet se ishte në pronësi të Tyler Perry, një burim i thotë Vanity Fair se atë e ka marrë malli për shtëpinë për disa arsye.

“Ai ka shumë miq në komunitetin ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar dhe sigurisht që i mungojnë ata. Ky është një moment shumë i çuditshëm për çiftin, por unë mendoj se Harryt i mungon të ketë një strukturë në jetën e tij tani,” tha burimi për revistëm.

Për dallim nga Meghan e lindur në Los Angeles, Harry “nuk ka miq” në Golden State dhe aktualisht nuk ka punë.

Artikuj të ngjashëm