Talentin e tij në këndim Milaim Zeka e ka shfaqur plot herë, kryesisht nëpër ahengje familjare.
Mirëpo sonte ai u sfidua në pikturim në emisionin ‘Ora e mbrëmjes’.
Gazetari vendosi t’i rikthehej fëmijërisë duke hedhur në pëlhurë një pjesë mjaft interesante të jetës së tij.
Milaim Zeka në peisazh vizatoi një aeroplan me të cilin e lidh fakti se babai i tij ishte një nga parashutistët e parë në Kosovë në vitet 60 të shekullit të kaluar. /Prive.al/