Dy gazetaret e njohura shqiptare të punësuara në Ujësjellës?

By

Dy gazetaret shqiptare Bieta Sulo dhe Mira Kazhani pasditen e sotme kanë marrë vëmendjen pas një postimi në rrjete sociale.

Genc Sejko, aktivist politik kundër pushtetit ka publikuar dy tabela të listës së pagave në ndërmarrjen ‘Ujësjellës Kanalizime Tiranë’ në të cilën figurojnë emrat e dy gazetareve të njohura.

Sipas listës, Kazhani del të ketë një pagë prej 660 eurosh në muaj kurse Sulo rreth 450 eurosh nga Ujësjellësi, sektor publik.

Vërtetësia e këtyre të dhënave nuk ka mundur që të konfirmohet mirëpo nëse një gjë e tillë ndodh, habia do të ishte e madhe për disa arsye.

E para, çfarë mund të kontribojnë  si ‘specialiste’ e ‘këshilltare ekonomike’ dy gazetaret e njohura të cilat kanë shkencat politike e gazetarinë në formësim akademik? E dyta, kur gjejnë kohë për një punë të tillë në sektorin publik pasi përmes rrjeteve sociale i shohim vetëm në angazhimet e tyre publike në mediat respektive.

Deri tani, nga dy protagonistet nuk ka pasur një koment për këtë denoncim që theksojmë, ngelet akoma i pakonfirmuar. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm