Aktorja shumë e dashur Jonida Vokshi ndau diçka shumë personale me ndjekësit e saj në Instagram.
Në fotot që ndau në llogarinë e saj, ajo u prezanton ndjekësve këndin e saj të preferuar të shtëpisë.
Ajo çka e bën atë pjesë të shtëpisë shumë të veçantë është kitara e babit të saj.
Ajo kitarë ka më shumë vite se vetë aktorja, kitarë në të cilën babai i saj kishte luajtur hitet më të mëdha botërore.
“Ky eshte kendi im i preferuar ne shtepi! E ben te preferuar piano,piktura padiskutim, por ajo qe shkon pertej kesaj eshte kitara qe shihni ne foto. Ajo kitare eshte me e vjeter se mua!Eshte kitara e babit tim,kitare qe qe ne rinine e tij ka luajtur pafund muziken e tij te preferuar (The beatles,Celentano,etj), me te cilen me ka rritur edhe mua. Dhe jam me shume se e lumtur,krenare dhe e nderuar qe pervec muzikes qe me ka rrenjosur e kultivuar, kjo kitare qendron ne sallonin e shtepise sone, dhurate prej tij! Nje nder gjerat me te shenjta te tij,tashme nje nder gjerat me te cmuara tonat.” – shkruan aktorja nën postimin e saj.
Aktorja së fundmi ishte e ftuar në Prive, ku rrëfeu për karantinën e saj. Ajo shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, eksperiencë për të cilën foli edhe për Prive.
Ndiqni të plotë videon e mëposhtme. /Prive.al