Kështu dukej Aurela Gaçe si 17 vjeçare në një orë mësimore në shkollë

By

Së fundmi këngëtarja nga Shqipëria, Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit e saj shumë foto të papublikuara më parë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo u dha ndjekësve të saj edhe një tjetër imazh se si dukej ajo gjatë adoleshencës.

E shkrepur në vitin 1992 në Llakatund në Vlorë në një klasë shkollore që sipas shkrimeve në tabelë duhet të kenë qenë ora e matematikës.

“1992 -Llakatund –Vlorë. Paliçeta xhins . Kapelen se di ku e kam gjetur. Ndërkohë, ushtrimet në dërrasën e zezë ,nuk i kam zgjidhur unë.”, shkruan këngëtarja në postimin e ndarë në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm