Këngëtarja e njohur zbulon gjininë e foshnjës që po pret

By

Këngëtarja shumë e famshme amerikane, Ciara po rrit angazhimet e saj në departamentin e mëmësisë.

Këngëtarja njoftoi në mediat sociale në fund të janarit se ajo dhe burri i saj qendërmbrojtësi në NFL, Russell Wilson, po presin një fëmijë tjetër.

Ajo postoi një fotografi të vetes në Turc dhe Caicos duke zbuluar barkun e saj të fryrë.

“Numri 3” – shkruan këngëtarja në foton që ndau në llogarinë e saj në Instagram.

Ciara dhe Wilson, i cili luan për Seattle Seahawks, po rritin Future, 5 vjeçar (djali i saj me reperin Future) dhe vajzën 2 vjeçare Sienna. Çifti u martuan në vitin 2016.

Ndërsa tani nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram ka zbuluar se gjinia e foshnjës është djalë.

Artikuj të ngjashëm