Së shpejti edhe GASHI me album të ri

By

Në shtator të vitit të kaluar, Gashi kishte publikuar albumin e tij të ri.

Këngëtari shqiptar me famë botërore kishte punuar dhe vazhdon të punojë fort për të qëndruar relevant në industrinë botërore të muzikës.

Shpeshherë kishte rrëfyer edhe për sfidat e tij. Gashi ka disa synime të larta. Në qetësi ai ka bërë muzikë për gati një dekadë, por gjatë dy viteve të fundit, njerëzit kanë ta vërejnë, duke përfshirë Jay-Z dhe Sam Smith.

“Shumë njerëz do të thonë që ju do të dështoni nëse përpiqeni të fitoni botën,” tha Gashi, i lindur Labinot Gashi, në një intervistë për HuffPost.

Reperi / këngëtari, publikoi albumin e tij të parë në RCA Records dhe  billboard-i i tij ngrihet në Times Square të Nju Jorkut. Por jeta nuk ishte gjithmonë kaq magjepsëse. Në një moment, Gashi ishte pa shtëpi, duke u përpjekur të shiste muzikën e tij në platformat e metrosë së New York City.

Kurse tani, GASHI ka gati një album të dytë. Në llogarinë e tij në Instagram, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të publikohet albumi i radhës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm