ÇKA PO SJELLIN DHURATA E YLLI ?!

By

Pas largimit nga kompania Elephant, Dhurata Ahmetaj i morri vetë në dorë frenat e karrierës së saj.

Krijoi staf të vetin dhe u rikthye në skenën muzikore me projektin ‘Bone pa mu’.

Por pas një mungese të konsiderueshme këngëtarja nuk e ka luksin të pushojë prandaj po punon intenzivisht për projekte të reja.

Yll Limani është parë në një studio bashkë Dhuratën duke nxitur shumë pikëpyetje se mos është pjesëmarrësi i The Voice of Albania emri me të cilin këngëtarja do të sjell bashkëpunim pas rikthimit në skenë. Se a ishte vetëm një takim i dy këngëtarëve apo diçka më tepër në planin artistik, kjo mbetet të shihet në ditët në vijim. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm