Si po e kalojnë kohën Meghan dhe Harry tani gjatë pandemisë?

By
Meghan Markle dhe Princi Harry janë të fokusuar në familjen e tyre.

Pas shkëputjes nga jeta mbretërore dhe zhvendosjes në Los Angeles, çifti po e kalon kohën e tyre duke u kujdesur për djalin 10 muajsh Archie, mes krizës globale shëndetësore.

“Si shumica e prindërve, ata janë të përqëndruar në kujdesin ndaj Archie dhe familjes së tyre. Po mundohen ta shfrytëzojnë këtë kohë dhe po e shijojnë qëndrimin bashkë”, tha një burim afër tyre, duke shtuar se i vogli i familjes “pëlqen të shihet në FaceTime me fëmijë të tjerë që ata kanë në jetën e tyre”.

Ndërkohë, Meghan me gjasë ka disa lëvizje të reja për të bërënë lidhje me karrierën e saj.

 

Artikuj të ngjashëm