Në një episod të regjistruar më herët për ‘Top Talent’ në Top Channel, aktorja Jonida Vokshi zbulon për herë të parë gjininë e bebit që po pret.
Prezantuesja Ori Nebiaj u shfaq me dy tullumbace në skenë një rozë dhe tjetri i kaltër, për të pyetur jurinë se cila gjini pati fat më shumë në garë.
Duke iu referuar Jonidës si ‘juri e dyfishtë’, prezantuesja shkoi drejt aktores për të marrë përgjigjen, dhe kërkon nga ajo të zbulojë gjininë e bebit.
Jonida pranoi se është në pritje të një vajze. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Besnik Krapi, do të bëhen prindër për herë të parë. /Prive.al