Dy javë përpara publikimit, rrjedh albumi i Dua Lipës

By

Me datë 3 prill, këngëtarja e njohur me origjinë nga Kosova, Dua Lipa është paraparë të publikojë albumin e ri, të dytin në karrierë.

‘Future Nostalgia’ mban emrin ky album i cili është rezultat i një pune kolosale rreth dy vjeçare.

Albumi do ketë 11 këngë por i tëri ka rrjedhur dy javë përpara publikimit zyrtar.

Në Twitter të shumta kanë qenë vegëzat e shkarkimit që kanë qarkulluar teksa një pjesë e fansave kanë bërë thirrje që albumi të mos shpërndahet e shkarkohet. Siç zbulohet në një kontakt nga kompania me personat që e kanë shpërndarë ‘Future Nostalgia’, ndjekja do bëhet edhe penalisht me një dënim prej 125,000 dollarësh për çdo këngë.

Një lëvizje e tillë pa dyshim se dëmton publikimin e albumit andaj tashmë e gjithë çështja qëndron në faktin se sa do mund të frenohet shpërndarja ilegale e cila e theksojmë se përbën vepër të rëndë penale. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm