U bë një kohë e gjatë prej kur kemi dëgjuar të reja nga ish-Missi, Diana Avdiu. Bukuroshja po mban një profil më të ulët, larg intervistave dhe paraqitjeve publike.
Mirëpo, përkundër këtij detaji, interesimi për të nuk mungon nga ndjekësit që kanë shfrytëzuar kohën më të lirë në karantinë për të kuptuar më shumë detaje nga jeta private.
Pashmangshëm, Diana është pyetur nga ndjekësit edhe për një lidhje të mundshme pasi për shumë kohë nuk është përfolur mbi një gjë të tillë.
Në Instagram, ajo ka zbuluar statusin aktual. ‘A je single’ – ka qenë pyetja e ndjekësve të cilës Diana i është përgjigjur me një ‘Po’.
Duket se bukuroshja po e ka të vështirë të gjejë dashurinë dhe përgjatë kësaj kohe, po e shijon të qenurit pa një partner në krah. /Prive.al