Çfarë do të ndodh me Sunny Hill Festival këtë vit?

By

Numër i pafund eventesh janë anuluar shkak i koronavirusit nëpër të gjitha vendet e prekura.

Tani organizatorët e ‘Sunny Hill Festival’ kanë ndarë një njoftim lidhur me këtë çështje.

Në njoftimin e bërë shkruan se “Të nderuar ne jemi duke shikuar dhe planifikuar gjërat për ‘Sunny Hill 2020’, dhe njëkohësisht duke u interesuar në zhvillimet e COVID-19.

‘Sunny Hill Festival’ zakonisht zë vend në fillim të gushtit, dhe shpresojmë që kjo pandemi të kalojë shpejt dhe ne të takohemi.

Në të njëjtën kohë qëndro i sigurtë, ke kujdes mbi veten dhe të tjerët” shkruan një deklaratën lëshuar nga ‘Sunny Hill Festival’ në llogarinë në Instagram. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm