Tom Hanks dhe gruaja e tij Rita Wilson infektohen me koronavirus

By

Aktori fitues i çmimit Oscar, Tom Hanks, ka zbuluar se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, kanë dalë pozitivë pas testimit me koronavirus në Australi.

Hanks dhe Wilson, të dy 63 vjeç, kanë kërkuar ndihmë të mjeku pasi patën simptomat e të ftohtit në Queensland, shkroi aktori në Instagram.

Ai tha se do të izolohen.

Çifti amerikan kishte qenë në Bregun e Artë, ku Hanks ishte duke punuar në një film për jetën e Elvis Presley.

Të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) zyrtarisht shpalli sëmundjen si pandemi.

Hanks shkruajti në Instagram: “Ndiheshim pak të lodhur, sikur të kishim ftohje dhe disa dhembje në trup. Rita kishte disa të dridhura që vinin e shkonin”.

“Por për të hequr dyshimet, ne u testuam për koronavirus dhe dolëm pozitivë”.

Wilson, këngëtare dhe aktore, ka përformuar në koncertet e Brisbane Emporium Hotel në Operën e Sidneit, javën e kaluar.

Artikuj të ngjashëm