Shumë shpejt, Ingrit Gjoni po rikthehet me një projekt të ri

By

Janë bërë gati 5 muaj që nga publikimi i projektit të fundit të këngëtares “Lumja unë” që erdhi si bashkëpunim me Cristi Mega.

Këngëtarja që më parë ishte shumë aktive me prurje, kohëve të fundit duket se është tërhequr paksa.

Mirëpo pritjes për fansat e saj po i vjen fundi, kur këngëtarja hyri në llogarinë e saj në Instagram për të paralajmëruar se po përgatit diçka të re.

Ajo po ashtu ndau disa nga sekuencat e përgatitjes së klipit për projektin “Fjalë zemre”, i cili pritet të jetë i disponueshëm për dëgjuesit shumë shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm