Për flokë të gjatë dhe të shëndetshëm, rol të madh luan edhe gjenetika, por nuk do të mohojmë faktin se edhe kujdesi i duhur është ajo që ruan flokët tonë.
Të pasurit flokë të mirë ndikon edhe në disponimin dhe imazhin tonë pozitiv për trupin.
Në fakt, studimet tregojnë se pothuajse 75 përqind e grave thonë që të kesh flokë të keq i bën ato të ndjehen më pak të sigurta.
Mënyra më e mirë për t’u siguruar që flokët tuaj të duket me shkëlqim dhe të përsosur është të mbani veten të shëndetshëm.
Ndërsa nuk ka asnjë zgjidhje mrekullie për flokët më të shëndetshëm, ekzistojnë disa zakone të përditshme që duhet të konsideroni t’i bëni – dhe disa prej tyre duhet t’i shmangni me çdo kusht.
Mos tërhiqni flokët shumë kur i kapni ato bishtalec
Kjo krijon tension në skalpin e kokës tuaj, dëmton rrënjën e si rrjedhojë deri në humbjen e flokëve.
Mos vendosni syzet e diellit në kokë
Shpesh keni vendosur syzet në flokë dhe pastaj është dashur t’i tërhiqni syzet fort sepse janë lidhur më flokët tuaj. Duke bërë këtë vazhdimisht ju po këputni flokët tuaja që nga fillimi i rrënjës.
Mos krihni flokët më krehër të papastër
Krehri mbledh papastërti dhe qime të mbetura të cilat pastaj ju prapë i transferoni në flokët tuaja të pastër.
Mos lani flokët me ujë të nxehtë
Uji shumë i nxehtë mund të jetë i këndshëm po dëmton tej mase flokët tuaj duke i tharë ato. Bëni dushin me ujë të nxehtë, por në fund shpërlani flokët tuaj më ujë të ftohtë.
Mos luani me majat e flokëve
Mos i këputni, mos i rrotulloni me gishta, me një fjalë lini të qeta. Gjithë çka ju duhet të bëni, është t’i prisni ato rregullisht.