Kënga e re e Loredanës vulosi se Mozzik e ka ndarë mendjen për këtë premtim!

By

Në mes të muajit Janar, Mozzik zgjodhi t’i hapë letrat duke folur gjerë e gjatë përmes një postimi sa i përket raportit me Loredanën.

Ishte intervista e kësaj të fundit në NIN ajo që nxiti reagimin e reperit i cili u tregua i ashpër duke i kërkuar ish-gruas që të mos e keqpërdorë vajzën për qëllimet e saj.

Mes tjerash, ishte një fjali e reperit që tashmë pas publikimit të këngës së fundit të reperes merr kuptimin e plotë të fjalës.

‘Rrafsh tre vite gati isha për ty si në të mirë e në të keq, dhe doisha ende po të mos e bëje bërllog ti. Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë nuk ia kam dëshiuar vetes këtë martesë të shkurtër por ja që jeta qënka vetëm befasi. Do ngelesh nana e qikës tem, të uroj më të mirat në jetë. Kjo është hera e fundit që flas për këtë temë. Marre po më vjen mu marr me ksi sene palidhje, filma, seriala por nuk lejoj as me tentu me ma njollos emrin tem dhe të familjes tem’ – përfundonte Mozzik.

E duket se ajo ishte me të vërtetë hera e fundit që fliste për këtë temë, ndryshe prej shumë artistëve që nuk i përmbahen këtij refreni për zhvillimet në jetën e tyre private.

Me publikimin e këngës ‘Angst’ ku të gjithë u befasuan me tekstin dhe foton e Mozzik dhe Hanës në klip, reperi ka zgjedhur heshtjen e plotë.

Mozzik ka preferuar të mos thotë asnjë fjalë dhe të vijojë përditshmërinë e tij dhe angazhimet si zakonisht.

Takimi me Greg Ramën, djalin e Kryeministrit Edi Rama ishte një prej veprimeve të tij mbrëmjen që lamë pas, si për të dëshmuar që me të vërtetë nuk do më që të merret me dramat e jetës private që erdhën pas ndarjes nga Loredana. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm