Bebe Rexha nuk krenohet me mënyrën se si vishej në të kaluarën

By

Bebe Rexha po pendohet për disa zgjedhje të modës që ajo ka bërë ndër vite – dhe fajëson vendlindjen e saj Staten Island.

Këngëtarja “I’m a Mess” foli me InStyle në New York Fashion Week, ku ajo shikoi përsëri veshjen e saj në skenë teksa rritej në Grasmere – duke përfshirë, por pa u kufizuar në, flokë të errët, lëkurë të nxirë me produkte, doreza që pjesërisht mbulonin duart dhe prangat në rripin e saj.

View this post on Instagram

Younger Bebe. 🖤

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

“E vetmja mënyrë në të cilën Staten Island ka ndikuar ndonjëherë në stilin tim ishte nxirja me produkte dhe bluzat,” tha këngëtarja. “Dhe, nuk jam krenare për këtë. Por, unë jam kush jam dhe nga jam.”

Ndërsa Rexha ka treguar dashuri për vendlindjen e saj në të kaluarën, nuk ka mbrojtur stereotipin që rrethon këtë vend.

“Mendoj që shumë njerëz nuk pranojnë që janë nga Staten Island sepse nuk është me të vërtetë një pamje interesante,” tha ajo. “Por, unë mund ta bëj Staten Island përsëri ‘cool’”.

 

 

Artikuj të ngjashëm