Këngëtari i njohur, i vetmi shqiptar që ndiqet në Instagram nga Richard Grenell

By

Richard Grenell është pa dyshim një prej emrave më të komentuar të sferës politike vendore në muajt e fundit.

Ambasadori i SHBA-ve në Gjermani mori një rol aktiv edhe në çështjet që përfshijnë Kosovën dhe Serbinë pas emërimit si emisar i Presidentit Trump për shtetet respektive.

Por, duket se liderët politikë vendorë nuk janë të vetmit nga Kosova që njeh zyrtari amerikan të cilit iu besua së fundmi pozita e Drejtorit të Intelegjencës.

Besoni ose jo, ai në Instagramin e tij ndjek vetëm një shqiptar dhe ai është këngëtari i njohur Ardian Bujupi.

Nuk dihet se çfarë mund ta ketë lidhur Grenell me Bujupin por mbase dyshja mund të jenë takuar në Gjermani, aty ku Grenell shërbente, të paktën deri sot si Ambasador.

View this post on Instagram

Attention! 💯💯

A post shared by Ardian Bujupi (@ardianbujupi) on

Në një vëzhgim të thjeshtë në Instagram ku mban një profil më të distancuar nga politika, zyrtari amerikan shihet se është goxha në rrjedha të shoubizit teksa vetëm para pak kohësh ka komplimentuar një nga miqtë e tij për performancën krah Jennifer Lopez në ‘Super Bowl’, andaj kontaktet me artin nuk janë për t’u habitur. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm