Një nga vajzat më të famshme shqiptare në botë vazhdon të jetë në qendër të medias, e të jetë ndër më të kërkuarat edhe për ballina revistash.
Revista “Love” ka përzgjedhur Rita Orën për të qenë në kopertinë për numrin e ri, ku përpos kësaj kanë realizuar edhe një video me tematikën që e përfaqëson këtë edicion “Kaos dhe Kontroll”.
Rita në të shfaqet tejet joshëse, në shumë skena dhe e zhveshur në mnëyrë artistike duke mos u shfaqur për as edhe një moment vullgare.
Përpos, kësaj Ora ka lansuar edhe linjën e produketeve për shtëpi ku disa prej tyre i ka emëruar në bazë të kryeqyteteve shqiptare, Prishtina dhe Tirana./Prive.al