14 Shkurti do jetë datë kur Alban Ramosaj do të sjellë një projekt të ri muzikor e duket se për këtë gjë, ai është kujdesur që të bëjë zhurmën e nevojshme.
Ramosaj ka publikuar dy fotografi nga prapaskenat e xhirimit të klipit ku është në shtrat me modelen Kleoniki.
Në njërën prej shkrepjeve veçanërisht, dyshja shihen tejet të afërt teksa shkëmbejnë kontakt me gjuhë.
Paraprakisht, dyshja ishin komentuar mbi një romancë të mundshme, aludim i cili ra poshtë shpejt pasi u kuptua që Albanin dhe Kleonikin i bënë bashkë vetëm klipi i projektit të ri. /Prive.al