Nata e katërt në Sanremo: Dua Lipa ngjitet në skenë

By

Më 15 janar, Prive pati transmetuar lajmin se ylli me famë botërore Dua Lipa do të performojë në skenën e Sanremo-s.

Dua Lipa do të zbarkojë sot në Festivalin e 70-të të Sanremo si një mysafire speciale, pasi fitoi dy çmime Grammy, tre BRIT Awards dhe dy MTV Europe Music Awards.

Ajo sonte do jetë mysafire gjatë mbrëmjes së katërt të Festivalit Sanremo 2020. Artistja që arriti miliardë klikime në YouTube, do të prezantojë për herë të parë në Itali “Don’t Start now”, ekstraktin e parë të vetëm nga Future Nostalgia, albumin e ri që do të dalë në 3 prill.

Kënga që u lansua tani, në fund të vitit 2019, në Itali u certifikua Disco d’Oro dhe mbeti për tre javë rresht në vendin e parë në renditjen e Earone.

Artikuj të ngjashëm