Ka krijuar imazhin e tij në mediat shqiptare, mirëpo shumë pak nga ndjekësit e tij mund të dinë faktin që Alaudin Hamitin ka jetuar 10 vite në Finlandë.
Në një intervistë më Rudina Magjistarin, Hamiti zbuloi shumë nga jeta e tij.
Në shtetin e Finlandës, Hamiti kishte përfunduar edhe gjimnazin, mirëpo ishte një udhëtim në Kosovë në kohë pushimesh ajo që i mbeti peng moderatorit.
Pas pushimeve, ishte fundi i gushtit kur moderatori u kthye prapë në Finlandë, kur aso kohe ai duhej të vendoste për drejtimin e tij të karrierës.
Ishte pranuar në një fakultet për biznes por që nuk kishte nxitur asnjë interesim tek ai, meqë si thotë Alaudin Hamiti prezantimi kishte qenë një ‘dëshirë e kahmotshme’ e tij.
Kështu që ai vendos të pauzojë një vit, të kthehet në Kosovë dhe të ndjek atë që do ishte jeta profesionale e duhura për të.
Ndiqni rrëfimin e tij të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al