Prezantuesja Alketa Vejsiu ka realizuar mbrëmë ëndrrën e saj duke u paraqitur në festivalin e madh Italian, “Sanremo”.
Alketa bëri një hyrje spektakolare, ku përpos që u komentua se tejkaloi hapësirën e rezervuar për hyrjen e saj, e fjalëve për ëndrrat e karrierën që ka ndërtuar, Vejsiu bëri që Sanremo të dëgjoi shqip duke përshëndetur shqiptarët.
Përpos, kësaj ajo bëri që edhe prezantuesi kryesor Amadeus të përshëndes në shqip, gjatë programit të mbrëmshëm.
Përpos që ishte bashkëdrejtuese e festivalit, Alketa këndoi në skenën e madhe por kishte dhe një monolog që fliste për diktaturën në Shqipëri dhe miqësinë me italinë.
Gjatë transmetimit të Sanremo, në adresë të prezantueses shqiptare shumë yje italiane komentuan dhe duartrokitën prezantimin historik të Alketës, teksa sot mediat atje shkruajnë për të.
Një ndër më të njohurat “Corriere de la Sera” i rezervuar një shkrim Vejsiut duke thënë: “Alketa Vejsiu, prezantuesja shqiptare që pushtoi Sanremo“.
Përpos elokuencës në të folur, Alketa Vejsiu ishte përkujdesur edhe për veshje në çdo detaj me dy fustane të ndryshme, i pari ishte i markës “Dolce & Gabbana” teksa i dyti ishte i krijuar nga Valdrin Sahiti./Prive.al