‘Shkurt e shqip’ bëri bashkë Gentën e Labin. Përpos këngës që u pëlqye u përfol shumë edhe për dukjen e këngëtares e cila duket mjaft në formë.
Mirëpo Labi nuk ishte i pranishëm në xhirimin e skenave të Gentës, për shkak se ato ishin të nxehta sipas Tahirit.
‘Genta ka pas aty skena të nxehta dhe i kam thënë që unë nuk mund të jem disa pjesë aty, për arsye se kam stilin tim por është e drejtë e saj, që mendon se ndihet më mirë në këtë mënyrë. Unë e pëlqej këngën, komponimin, tekstin’ – u shpreh Labi për Prive
Njëkohësisht ai shtoi se e rëndësishme është që nuk ka ndonjë fjalë banale brenda tekstit teksa ka shtuar se i pëlqen shumë mënyra se si këndon Genta./Prive.al