Rikthimi nga Amerika e aktivizoi goxha këngëtaren Dafina Zeqiri.
Pas një periudhe pa projekte muzikore dhe duke i munguar fansave me koncerte, këngëtarja me të gjitha kapacitetet iu rikthye rutinës së dikurshme.
Suksesi i këngëve të rikthimit i garantoi Dafinës që të qëndrojë sërish në maje të listës së këngëtarëve më të kërkuar për mbrëmje muzikore duke e bërë atë tejet të angazhuar në këtë drejtim sa i përket datave.
Por, fansat në Europë të Dafinës mund të jenë zhgënjyer së fundmi me anulimin e disa prej datave të parapara për muajin Shkurt.
Shkaku duket të jenë mospajtimet e menaxhmentit të këngëtares me organizatorët e koncerteve, siç e kanë sqaruar ‘Moneyz team’ përmes një postimi ku mes tjerash garantojnë se Dafina do jetë së shpejti në vendet e parapara. /Prive.al