Taylor Swift nuk morri pjesë në ‘Grammy’ sepse e dinte që nuk do të fitonte

By

Burimet nga industria e muzikës thonë se arsyeja e vërtetë që Taylor Swift nuk shkoi në Grammys është se nuk do të garantonin nëse ajo do të fitonte Këngën e Vitit.

Burime të shumta kanë konfirmuar për Page Six që ekipi i Sëift bisedoi disa ditë para ngjarjes live dhe thanë që Swift do të marrë pjesë dhe të performojë vetëm nëse ajo do të fitonte një Grammy të madh. Por ekipit të Swift iu tha që organizatorët e ceremonisë nuk i dinin fituesit dhe që nuk do të ‘shkelnin rregullat për të’.

”[Ekipi i saj] thirri dhe donte të sigurohej që ajo do të fitonte Grammy. Dhe ndërsa nuk ishte një kërkesë e qartë, ata me siguri po peshkonin për të zbuluar nëse Taylor ishte një fituese. Në bisedë u kuptua se nëse ajo nuk fiton, ajo nuk do të vijë në Grammys, ” tha një burim.

Një tjetër bunrim tha: “Është e njohur gjerësisht në industri që [ekipi i Swift] thirri për të zbuluar nëse ajo po merrte një Grammy, po ata nuk u përgjigjen, kështu që ajo nuk shkoi. Nuk është e pazakontë [për një artist] të dëshirojë të dijë. Dhe të gjithë e dinë që Taylor pëlqen të fitojë, të fitojë, të fitojë. ”

Burimi: Page Six

 

 

Artikuj të ngjashëm