E përditshmja britaneze The Sun shkroi një artikull interesant duke specifikuar shumë raste ku Rita Ora ose kopjoi ose u frymëzua nga Rihanna.
Aty ku shkon Rihanna, Rita Ora sigurohet ta ndjekë.
Rita, 29, rrallëherë ka kaluar mundësinë për të kopjuar superyllin global – nga stili i saj deri tek tingulli i saj dhe madje edhe zgjedhja e miqve. Në të kaluarën Rita Ora kishte pasur histori romantike edhe më të ish të dashurit e Rihannës, Drake dhe Chris Brown.
Por tani gjërat kanë ndryshuar!
Së fundmi po flitet për një lidhje romantike të Rihannës me ish të dashurin e Rita Orës, A$AP Rocky.
Ai shkroi një diss seksualisht eksplicite për Ritën, Better Things, kur ata u ndanë në vitin 2012.
Ka pasur konflikte mes dy grave që kur Rita nënshkroi për të njëjtin produksion muzikor – Jay Z ‘s Roc Nation. Rita la të kuptohet se në një intervistë, se kompania e shihte atë si një version më të ri të Rihanna-s.
The Sun eksploroi mënyrat në të cilat Rita duket se e ka modeluar veten në Rihannën.
RITA është akuzuar në mënyrë të përsëritur se po kopjon veshjet e Rihanna-s.
Rihanna veshi një fustan të kuq Elie Saab Couture në American Music Awards në nëntor 2010.
Dy vjet më vonë ajo u raportua e zemëruar kur Rita u araqit në MTV European Music Awards në një fustan Marchesa gati identike.