Filmi Kosovar ‘Zana’ i Antoneta Kastratit, pas suksesit në kinematë kosovare ka nisur udhëtimin edhe në festivalet europiane.
Aktualisht skuadra e këtij projekti kinematografik po qëndron në Itali, për ‘Trieste Film Festival’ e mbrëmë u dha edhe premiera e këtij filmi atje.
Aktorja kryesore e ‘Zana’, Adriana Matoshi ka ndarë një moment nga premiera duke shkruar: “Kënaqësi me pa filmin “Zanat” në këtë kinema”.
Ky është një tjetër sukses për këtë ekip, projekti i së cilëve po duartrokitet gjithandej./Prive.al