Ishte kënga me të cilën Dua Lipa hapi atë që ajo quan një “epokë e re”.
Kënga na japi shijen e parë të asaj se si do të tingëllojë albumi i saj i ri “Future Nostalgia” – që sjell tingujt nostalgjik të diskos së viteve të ’70-ta.
Kënga ka dy muaj që është publikuar në platformën e Youtube dhe numëron më se 100 milionë klikime.
Pikërisht kjo arritje e shtyu këngëtaren që një postim t’ia kushtojë këtij suksesi duke shkruar:
“Videoja e “Don’t Start Now” ka arritur 100 milionë shikime !! Ju faleminderit shumë për dashurinë dhe përkrahjen!”