Lot gëzimi për Alketën: Nga festivali i RTSH-së në Sanremo!

By

Në dhjetor mori timonin e festivalit më të vjetër shqiptar e më prestigjiozin që ka pasur ndër dekada Shqipëria.

Pjesëmarrja e saj në organizim e prezantim, u komentua jashtëzakonisht shumë duke I dhënë kështu vëmendjen këtij festivali që kishte vite që i mungonte.

Mes shumë kritikave, ku më së shumti u tha se ndërroi fustane e bëri karaoke sesa që prezantoi, njëjtë duket se nuk mendon festivali më i njohur në Europë, ai  italian Sanremo.

Alketa Vejsiu këtë vit do të ngjitet në skenën gjigande italiane, si një ndër 10 gratë që do jetë pjesë e skuadrës së këtij festivali në 2020.

Emri i saj është bërë publik, e madje edhe mediat italiane kanë filluar të shkruajnë mbi Alketën e duke portretizuar biografinë e saj në platformat e tyre.

“Po qaj me lot gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës sime! – është shprehur në Instagram, prezantuesja e njohur

Njëkohësisht pëmes një kolazhi me produksionet që ka sjellur në ekranet shqiptare, si ‘X Factor’, ‘Dance ëith me’, ‘Në kurthin e Piter Pan’ e së fundmi ‘Fest 58’ ka treguar se ëndrra për të qenë pjesë e Sanremo-s tashmë është realitet./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm