Loredana theu sot heshtjen në një intervistë ekskluzive për Alaudin Hamitin në NIN të Klan Kosova.
Në intervistën që po vazhdon ende dhe që po transmetohet premierë në Youtube, rep-artistja më e kërkuar e momentit në nivel europian, foli për shumë gjëra në lidhje me jetën private dhe karrierën.
Mes tjerash, Loredana komentoi këngën ‘Dhelpër dinake’ të Mozzik që u komentua se i dedikohet asaj, pavarësisht mohimit nga ana e Mozzik.
Por, Lori duket ta ketë një problem që nuk lidhet me tekstin por videoklipin.
‘Nuk më ka pëlqy që i ka pasë 10 femra zhveshur. E mendoj pak ma ndryshe. Nuk kam qejf me i pa zhveshur. Mozzik nuk ka nevojë për femra zhveshur. Mozi është artist. Kënga i bëhet hit edhe nëse del vetëm’ – deklaroi Loredana.
‘E dija që pak e ka pas edhe për mu por më ka pëlqy kanga.Unë jam fanse e Mozit, nuk kam inat. E ndaj biznesin me privatësinë’ – shtoi reperja.