Njëra aktore e dëshmuar dhe tjetra një këngëtare shumë e dashur, Teuta dhe Tuna nuk kanë të përbashkët vetëm industrinë e artit.
Ndonëse të dyja bashkë nuk janë shoqe për kokë, raport tejet miqësor kanë mes vete bashkëshortët e artisteve.
Adonisin dhe Patrisin i ka bashkuar pasioni për sportin, posaçërisht fitnesin. Ata të dy janë trajner fitnesi dhe prej vitesh merren intensivisht me këtë sport.
Dashuria dhe përkushtimi për sportin duhet të jetë zanafilla e shoqërisë mes Patrisit dhe Adonisit.
Dy çiftet madje kanë kaluar natën e mbrëshme në shoqërinë e njëri tjetrit për të festuar fillimin e këtij viti të ri.
Më një postim të Teutës në llogarinë e saj në Instagram, shohim çiftet me buzëqeshje vesh më vesh, duke shijuar natën e tyre. /Prive.al