Ndihmat nga të famshmit pas tërmetit në Shqipëri që mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi më shumë se 650 të tjerë, po vazhdojnë ende.
Së fundmi, Remzie Osmani ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram, se të ardhurat e koncertit në Boston bashkë me vëllanë e saj Nexhatin, ju dedikuan familjes Abazi nga Gjilani që humbi dy djemtë në tërmetin e 26 Nëntorit.
“Koncerti i te ardhurave tona ne Boston , ju dedikua familjes Abazi qe humben dy djemt ne termetin e Shqiperise”, ka shkruar këngëtarja.
Për këtë familje, ndihmë kanë premtuar edhe shumë njerëz të tjerë në mesin e tyre edhe Ermal Fejzullahu i cili është deklaruar se do të ndërtojë një shtëpi për ta./Prive.al