U paralajmërua në rrjete sociale përmes ‘meme’ të shumtë. Kjo bëri që kënga ‘Pare, pare’ e Capital T të zgjonte shumë kuriozitet akoma pa dalur.
Por që nga koha që u publikua kjo këngë u kthye në refren të momentit e ndër më të klikuarat nga projektet e fundit.
Kënga u publikua sot dy muaj dhe që nga ajo kohë ka regjistruar shifrën prej 9 milionë shikimeve në kanalin e Kapos.
Përderisa ky projekt po shijon çdo ditë e më shumë sukses, Capital T ka paralajmëruar këngën e re.