8 vjet bashkëpunim, Mozzik i bën një dhuratë luksoze DJ-it të tij

By

Mozzik di të shprehë mirënjohjen e tij për njerëzit më të afërt që ka dhe ata që e kanë shoqëruar që nga ditët e para në udhëtimin e tij në industrinë e muzikës.

Një ndër ta është edhe DJ Cosmo me të cilin ka 8 vjet që bashkëpunon. Për të shprehur mirënjohjen e tij, Mozzik shënoi këtë vit me një dhuratë shumë luksoze për mikun e tij.

Ai i dhuroi DJ Cosmo një orë Rolex në vlerë të 10 mijë eurove. Këtë e bëri të ditur me anë të disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Mirëpo, përvec mikut të tij Mozzik shpërbleu edhe veten me nje dhuratë luksoze. Ai zgjodhi për vete një orë të markës Rolex që ka vlerën e 70 mijë eurove sipas postimeve të tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm