Mënyra e ‘çmendur’ e Bleonës për ti tejkaluar turbulencat në fluturim (VIDEO)

By

E paparashikueshme dhe pak e ‘çmendur’.

Këto dy epitete i ka vulosur sërish këngëtarja Bleona Qereti që secilën situatë në jetën e saj e përjeton ndryshe nga të tjerët.

Çfarë do bënim ne në një fluturim me përplot turbulenca? Mbase një lutje për të përfunduar e tërë situata mire dhe tentimi për të zënë një sy gjumë do ishin dy alternativat e para që na shkojnë në mend.

Por për Bleonën? Asnjëra nga to!

Në një fluturim luksoz nga kthimi prej Emirateve të Bashkuara Arabe me Etihad Airlines, këngëtarja ka vendosur të realizojë set fotografik për të përballuar turbulencat në aeroplan. Pozat e ndryshme përpara aparatit duket se kanë qenë një ‘terapi’ e mirë për të tejkaluar sikletin e fluturimit.

‘Falemnderit edhe kapitenit që më lejoi të bëj festë në aeroplanin e tij’ – shprehet mes tjerash Bleona në postimin e bërë.

Videon nga kjo gjë e ‘çmendur’, këngëtarja e ka ndarë me ndjekësit në profilin e saj në rrjetin social Instagram. Ndiqeni të plotë më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm