Edhe pse është publikuar gjatë fundit të sezonit veror, kjo nuk ka ndikuar në suksesin që po korr projekti ‘S’jena mo’.
Projekti i Majkit i cili erdhi në duet me të parin e Babastars, Ghettogeasy ka grumbulluar shifrën e 5 milionë shikuesve që nga data e publikimit.
Klipi që është lançuar në datë 13 gusht u shoqërua edhe nga video të shkurtëra të bëra nga fansat e dyshes por jo vetëm.
Edhe personazhet e njohur të ekranit ranë në dashuri me këtë këngë e këtë e treguan përmes postimeve të ndryshme online./Prive.al